Nuk do ta besoni, ja cili klub ka më shumë gola në Botërorin e Katarit

30 Nëntor 2022
8:47
Alfred Lleshi
back button

Kupa e Botës “Katar 2022” vazhdon rrjedhën e saj me xhiron e tretë dhe të fundit, të nisur tashmë në fazën e grupeve. Në total, në mesin e 32 skuadrave konkurruese, janë shënuar 90 gola, ku më së shumti ka realizuar kombëtarja angleze (9 gola), e ndjekur nga Spanja dhe Franca, që kanë shënuar respektivisht 8 dhe 6 gola.

Gjithashtu, në nivel individual, për momentin Kylian Mbappé, Cody Gakpo, Marcus Rashford dhe Enner Valencia kryesojnë tabelën e shënuesve të Botërorit me nga tre gola, por cili klub ka më shumë “rrjetatundës” në Botërorin e Katarit? Përgjigjja është Manchester United, i cili tashmë ka grumbulluar 7 gola nga lojtarët e tij në Katar.

Konkretisht, golashënues nga skuadra angleze kanë qenë Rashford me 3 gola, Bruno Fernandes me 2 dhe Cristiano Ronaldo e Casemiro me nga 1 gol. Portugezi ishte deri para nisjes së Botërorit pjesë e “Djajve të Kuq”, më vonë e ka prishur kontratën dhe është lojtar i lirë.

Manchester United ndiqet nga afër në këtë drejtim nga Paris Saint-Germain (3 gola nga Mbappé, 2 nga Messi dhe 1 nga Carlos Soler) dhe Barcelona (2 gola nga Ferrán Torres dhe nga 1 nga Christensen, Lewandowski, De Jong dhe Gavi). Fenerbahçe ka 4 gola (3 nga Enner Valencia dhe 1 nga Batshuayi), ndërsa Ajax, Atlético Madrid, Manchester City, PSV Eindhoven dhe Milani kanë nga 3 gola në “Katar 2022”.

Më poshtë po zbërthejmë listën e plotë të klubeve me më shumë gola, deri më sot, në këtë Botëror:

Klubet me 7 gola
Manchester United (3 nga Rashford, 2 nga Bruno Fernandes, 1 nga Cristiano dhe 1 nga Casemiro)

Klubet me 6 gola
PSG (3 nga Mbappé, 2 nga Messi dhe 1 nga Carlos Soler)

Barcelona (2 nga Ferrán Torres, 1 nga Christensen, 1 nga Lewandowski, 1 nga De Jong dhe 1 nga Gavi)

Klubet me 4 gola
Fenerbahçe (3 nga Enner Valencia dhe 1 nga Batshuayi)

Klubet me 3 gola
Manchester City (1 nga Grealish, 1 nga Foden dhe 1 nga Gundogan)

Ajax (2 nga Kudus dhe 1 nga Klaassen)

Atlético Madrid (2 nga Morata dhe 1 nga Joao Félix)

Milani (2 nga Giroud dhe 1 nga Leao)

PSV (3 nga Gakpo)

Chelsea (1 nga Sterling, 1 nga Pulisic dhe 1 nga Koulibaly)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit