Nuk do ta besoni, por ky supergol vjen nga Kategoria e Parë (video)

22 Prill 2019
9:22
Alfred Lleshi
back button

Një gol i bukur vjen nga Kategoria e Parë, konkretisht nga Turbina e Cërrikut. Një kampionat jashtë vëmendjes së mediave, kryesisht, me përjashtim të transmetimit të disa ndeshjeve të skuadrave që luftojnë për t’u ngjitur në Superiore. Fabio Hasa, ish-lojtar i Dinamos, Teutës dhe Partizanit, edhe pse luan në rolin e një mbrojtësi, ka shënuar një gol të mrekullueshëm ndaj Tomorit, në fitoren 2-0. 

Për nga mënyra dhe pozicioni i realizimit do të kishte lakmi çdo sulmues, edhe nëse luan në Superiore. 22-vjeçari kryeqytetas, që dashuria për këtë sport e ka çuar deri në Cërrik për të luajtur, shpreson të bëhet pjesë e një ekipi me pretendime sezonin tjetër, qoftë në Kategorinë e Parë, qoftë më lart. Ky gol, me siguri ia rrit "valencat" për këtë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit