Nuk do ta besoni! Zbulohen pagat e Navas dhe Icardi, ja cili fiton më shumë te PSG

11 Tetor 2019
14:32
Alfred Lleshi
back button

“L’Equipe” ka zbuluar sot pagën e Keylor Navas dhe Mauro Icardi. Të dy lojtarët nënshkruan me PSG në ditën e fundit të merkatos së verës. Deri tani nuk diheshin shifrat e sakta, të asaj që fitojnë ata në kryeqytetin francez. Tashmë zbulohet se Keylor Navas ndodhet në mesin e pesë lojtarëve më të paguar te skuadra pariziene. Fituesi i trefishtë i Champions-it me Real Madridin fiton rreth 1 milion euro bruto në muaj, shifër që përkthehet në 600.000 euro neto. 

Portieri nga Kosta Rika paguhet rreth 7 milionë euro në vit, 2 milionë euro më shumë se në “Bernabeu”. Nga ana e tij, Mauro Icardi merr një pagë mujore prej rreth 500.000 euro neto. Sulmuesi, për kartonin e të cilit Interi ka lejuar mundësi blerjeje nga kampionët e Ligue 1 për 70 milionë euro, fiton rreth 5.8 milionë euro në vit. Ai nuk është ndër “violinat” e para të PSG, sa iu takon pagave, por e sheh veten në një pozicion të privilegjuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit