“Nuk do ta pranojë kurrë, por ky është plani i Neuer”

12 Tetor 2021
15:09
Denis Hakanaj
back button

Manuel Neuer, 35 vjeç, nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe t’u hapë rrugën të rinjve.

Portieri i Bayern pret ofertën e rinovimit nga klubi bavarez (kontrata aktuale i skadon në 2023), i vetëdijshëm se do të jetë kontrata e tij e fundit në karrierë.

Por ndoshta mund të mos jetë kështu, sepse SportBild ka shkruar:

“Kur të kemi intervistuar 11 muaj më parë, ke thënë se nuk ishte objektivi yt që të ishe portieri më jetëgjatë, por se preferoje të kishe shëndet të mirë për të patur një cilësi të lartë të jetës dhe të luaje tenis.

“Tani na thua se mund të ketë mbaruar karriera në moshën 40 vjeç. Kjo frazë, i dashur Manuel, na jep një ide se ku po shkon udhëtimi. Ke vënë në shënjestër kolegun tënd Gianluigi Buiffon, i cili do të mbushe 44 vjeç në janar dhe mbron portën e Parma-s.

“Domethënë mendon se karriera jote do të zgjasë për 10 vite të tjerë, të paktën deri në moshën 45 vjeç. Edhe pse nuk do ta pranosh, Buffon mbetet një stimul për ty”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit