“Nuk do të dueloj si Khabib, do ta hedh KO duke e goditur me shkelma”

15 Janar 2020
11:55
Telesport
back button

18 janari, dita kur në Las Vegas do të zhvillohet eventi UFC-246 në artet marciale mikse po afrohet dhe të gjithë presin me padurim rikthimin në kafaz të Conor McGregor. Irlandezi do të duelojë ndaj kaubojsit Donald Cerrone, ndërkohë që të gjitha biletat e këtij eventi janë shitur.

Cerrone, në një deklaratë për mediat ka zbuluar taktikën që do të përdorë në këtë përballje ndaj McGregor. “E di që duhet të provoj ta hedh në tokë si mundës, siç bëri Khabib, por nuk do të veproj ashtu”, tha Cerrone.

Mua më pëlqen të dueloj më shumë me këmbë dhe ta hedh kundërshtarin në tapet duke e goditur me shkelma. Thonë që Conor ka një goditje të fortë, ndaj dua të vë në provë. Nuk e di nëse është vendim i gabuar apo jo, por kjo është zgjedhja ime. Dua të shoh a jam në gjendje t’i rezistoj të majtës së tij, por dua gjithashtu të shoh a është në gjendje Conor t’i rezistojë shkelmave të mia”, u shpreh Cerrone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit