Nuk do të luhet asnjë ndeshje, por turneu do të arkëtojë 100 milionë euro

4 Prill 2020
12:37
Telesport
back button

Lajmi i anullimit të grand slam-it të Wimbledon ka tronditur mjaft botën e tenisit, pasi bëhet fjalë për një nga eventet më të rëndësishme të këtij sporti. Gjithsesi, organizatorët e këtij turneu nuk janë mërzitur shumë nga ky vendim.

Nga viti 2003, kur një tjetër virus tronditi botën, ai i SARS, organizatorët e këtij turneu kanë nënshkruar një kontratë sigurimi me një kompani sigurimesh, ku përfshihet në klauzolë kompesimi kur turneu anullohet. Kjo do të thotë që nga anullimi i Wimbledon 2020 për shkak të coronavirus, grand slam-i londinez do të arkëtojë 100 milionë euro nga kompania e sigurimit.

Wimbledon

Wimbledon i paguan kësaj kompanie 1.6 milionë euro në vit si sigurim, ndërkohë që kjo kompani sigurimi do të paguajë 100 milionë euro. Pra, një fitim “i vogël” për Wimbledon, që zakonisht arkëton 260 milionë euro kur turneu zhvillohet normalisht (50 milionë shkojnë për tenistët).

Ne jemi me fat që kemi këtë sigurim, që do të na japë mundësi të zgjidhim problemet tona financiare”, tha drejtori i Wimbledon, Richard Lewis. Grand slam-i londinez është i vetmi që ka një kontratë sigurimi me një kompani sigurimesh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit