“Nuk do të shkoj te Ferrari, ata kanë investuar te Leclerc”

24 Janar 2020
10:43
Telesport
back button

Fernando Alonso ka përjashtuar mundësinë e një transferimi te Ferrari në vitin 2021. Piloti spanjoll, që debuton në garat Rally Dakar 2020, u shpreh se te makina italiane ka ide të qarta për të ardhmen dhe se ai nuk bën pjesë në to.

Nuk kam biseduar me Ferrarin. Rrugëtimi im i parë me ata ishte shumë i bukur, por nuk është koha për të hipotizuar një rikthim te Ferrari”, u shpreh Alonso.

Spanjolli u shpreh më tej: “Është e qartë që basti i tyre për të ardhmen është Charles Leclerc dhe tek ai kanë investuar gjithçka, ndaj nuk shkoj të bëhem pilot i dytë. Më tej, duhet parë nëse Ferrari do të jetë kompetitiv vitin 2021, me rregullat e reja. Të shohim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit