“Nuk doja të largohesha nga Milwaukee pa një titull”

22 Korrik 2021
13:05
Telesport
back button

Jam i lumtur. Kur nisa të luaj basketboll nuk e kisha menduar se do të fitoja titullin në NBA. Ndaj, ky është një mesazh për të gjithë, në çdo cep të botës. Duhet të ndjekim ëndrrën, të punojmë fort e të mos dëgjojmë ata që në kritikojnë”, u shpreh Giannis Antetokounmpo, që një ditë më parë su shpall kampion në NBA me skuadrën e Milwaukee Bucks (fitoi 4-2 serinë e finaleve ndaj Phoenix Suns).

Basketbollisti grek fitoi edhe trofeun MVP të finaleve, ndërkohë që ka fituar dy herë trofeun MVP të sezonit të rregullt (2018-2019 dhe 2019-2020). “Më thonin se në gjuajtjet e lira ishte pak i besueshëm, ndërsa tani jam mjaft mirë. Në këto finale jam munduar të bëj gjithçka për të ndihmuar ekipin, por shokët e mi të skuadrën janë fantastikë dhe e merituam këtë titull”, tha Antetokounmpo.

Nuk mund të largohesha nga Milwaukee pa fituar një titull, ndaj vendosa të qëndroj këtu. Do të ishte më e lehtë të largohesha në një ekip me shumë yje, por titullin doja ta fitoja këtu, në një mënyrë më të vështirë. Ndaj këtë qytet dhe ekip e konsideroj si shtëpinë time. Jam shumë i lumtur për Middleton, pasi luajmë bashkë prej 8 vitesh, i jashtëzakonshëm në rritjen time profesionale”, tha Giannis.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit