“Nuk duhet kaluar në aventurë”

22 Janar 2019
13:16
Anton Cicani
back button

Pasi e mundi në kampionat me rezultatin 1-0 me gol të Hasanit, Tirana do të presë Flamurtarin në fazën e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë. Përpara medieve, zëvendës trajneri i bardhebluve, Erjon Xhafa, ka folur mbi këtë sfidë.

“Kupa kë një specifikë tjetër nga kampionati, ku 90 minuta vendosin. Këtu duhet të luajmë edhe me llogaritë e ndeshjes së dytë, që do të thotë që nuk mund të kalojmë në aventurë që në ndeshjen e parë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse na jep mundësinë edhe ndeshje e kthimit të kemi kohë për rikuperim e takimit”.

" Nuk presim diçka ndryshe, por të jemi po ata dhe të mos i jetë ulur përqendrimi lojtarëve. Ndeshjen e fundit pati entuziazëm dhe luftë nga ekipi ynë. Presim të njëjtën gjë nga futbollistët tanë. Po nuk na u përgjigj ekipi ynë, nuk presim nga kundërshtari. Ata bëjnë lojën e tyre dhe bëjnë llogaritë e tyre. Duhet të jemi të kujdesshëm te kjo pjesë”.

Në lidhje me problemet ekonomike te Flamurtari dhe fakti që lojtarët ende nuk janë paguar dhe mund të ndikojë në rendiment, te bardheblutë nuk besojnë që do të gjejnë një kundërshtar jo të motivuar. "Nuk shohim në shtëpinë e tjetrit, shohim problemet tona. Flamurtari mund të ketë probleme nga më të ndryshmet, ama kontingjenti, stafi, trajneri janë ata që mbyllën kampionatin. Nuk mendoj se një lojtar kur futet në fushë mendon problemet që ka. Ai futet dhe jep më të mirën për të marrë atë rezultat që kërkon”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit