“Nuk duhet të tregohemi egoistë”, – Mourinho mesazh futbollistëve

1 Qershor 2020
16:36
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka folur para rikthimit të Premier Leagues. Numri një i stolit të Spursave mendon se skuadra e tij duhet të reagojë mirë dhe të argëtojë tifozët, pavarësisht se këta të fundit nuk do të jenë të pranishëm.

Nuk duhet të tregohemi egoistë dhe nuk duhet të pretendojmë shumë. Është momenti që edhe ne të japim diçka nga vetja. Nuk mund t’i kërkojmë shumë gjëra autoriteteve, mendoj se ka ardhur koha të luajmë. Duhet t’u japim njerëzve atë që presin nga ne.

“Dëmtimet? Është normale të pësosh dëmtime në fazën përgatitore përpara fillimit të sezonit, kështu që mund të kemi edhe në këto momente“, – tha trajneri Mourinho.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit