“Nuk e bëri për paratë”, Henry: Ja spe Mbappe qëndroi te PSG

25 Maj 2022
15:34
Denis Hakanaj
back button

Kylian Mbappe ka vendosur të qëndrojë te Paris Saint-Germain duke befasuar të gjitha ata që prisnin ta shikonin me fanellën e Real Madrid.

Një zgjedhje e papritur që ka befasuar edhe ish-sulmuesin francez Thierry Henry, i cili është shprehur shumë i gëzuar për atë që ka ndodhur.

Siç ka raportuar Goal, ish-legjenda e Arsenal-it ka folur për qëndrimin në Francë të Mbappe: “Ky vendim është shumë i rëndësishëm për futbollin francez”, ka thënë Hnery.

“Do t’i bëjë shumë mirë kombëtares, PSG-së dhe të gjithë futbollit francez. Mendoja se Kylian do të largohej. Mendoj se të gjithë e prisnim këtë, edhe ai ndoshta.

“Megjithatë, duket se ka ndryshuar ide. Nuk e di me saktësi se çfarë e ka bërë të ndryshojë mendimin, por e di se dikush i ka telefonuar”.

Henry ka shtuar: “Kur presidenti francez i ka telefonuar dhe i ka kërkuar të qëndrojë, ka qenë një çmenduri. Shpresoj që ky të jetë një tregues se ku do të shkojë PSG në të ardhmen.

“Sepse një gjë e di me siguri: kur luan në një klub të madh, nuk largohesh. Ndërsa klubi i madh do të të largojë kur do të plakesh. Mbappe ka vendosur të qëndrojë.

“Kjo do të thotë se PSG është në zemrën e tij. Njerëzit do të thonë se ka vendosur të qëndrojë për paratë, por ai do t’i kishte marrë këto para kudo që të shkonte.

“Kjo do të thotë se do të donte të qëndronte. Në Francë, të gjithë janë të lumtur, sepse nëse do të kesh sukses, nuk mund të lësh të largohet një lojtar të tillë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit