“Nuk e di çfarë ka ndodhur”, Hysaj kritikon shokët e skuadrës: Ja çfarë u mungon të rinjve

24 Shtator 2022
23:24
Denis Hakanaj
back button

Elseid Hysaj, kapiteni i Shqipërisë, nuk ka qenë aspak i kënaqur pas humbjes 2-1 të marrë në Nations League kundër Izraelit dhe nuk i ka kursyer kritikat ndaj ekipit.

“Na duhet një si Andi Lila në kombëtare, një lojtar me agresivitet. Na mungon motivimi dhe bëjmë shumë gabime individuale”, ka thënë Hysaj pas ndeshjes për Super Sport.

“Nuk e shikoj më atë shpirtin që kemi pasur dikur. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Lojtarët e rinj janë shumë të qetë në futbollin e sotëm. Nuk mund të pësojmë gola të tillë.

“Duhet të anlizojmë ndeshjen dhe gabimet që kemi bërë. Nuk arrij të gjej një përgjigje pse po ndodh kjo situatë”, ka përfunduar Hysaj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit