“Nuk e di çfarë ndodhi në Austri, podiumi dhuratë nga rivalët”

7 Korrik 2020
9:56
Gentian Spiri

Në garën e parë sezonale të botërorit 2020 të Formula 1 piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc, u rendit në vendin  e dytë. Një rezultat i papritur ky për makinën italiane, pasi “kokëkuqja” është ende larg rivalëve, por disa ngjarje në pistë bënë që rezultati të ishte i paparashikueshëm deri në fund.

Nuk e prisja këtë rezultat, ishte një surprizë pozitive. Bëmë një garë të mirë dhe patëm fat duke parë atë që i ndodhi Hamilton, duke shfrytëzuar mundësitë që na u dhanë”, tha Leclerc.

Nuk ishim aq të shpejtë në garë, ndaj ky vend i dytë ishte një dhuratë, duke parë gabimet apo problemet e rivalëve. Ndaj duhet të vazhdojmë të punojmë për t’u rikthyer aty ku na takon. Shpresoj që kjo paraqitje e mirë të përsëritet edhe të dielën e ardhshme”, tha Leclerc.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit