“Nuk e di nëse do të qëndrojë”, Sarri frikëson tifozët dhe sulmon UEFA-n: Kjo hipokrizi po e përkeqëson situatën

21 Janar 2022
17:54
Denis Hakanaj
back button

Maurizio Sarri ka folur në konferencë për shtyp në prag të sfidës së të shtunës kundër Atalanta-s.

Trajneri i Lazio-s ka folur për tema të ndryshme, mes të cilave ka qenë rinovimi i Luiz Felipe dhe fair play financiar.

LUIZ FELIPE – “Nuk e di nëse do të qëndrojë, por e di se klubi po bën gjithçka për ta mbajtur. Paraqitjet e djaloshi përmirësohen nga ndeshja në ndeshje dhe mund të përmirësohet akoma”.

FAIR PLAY FINANCIAR – “Po na i shterojnë energjitë në të gjitha nivelet: kombëtare, europian dhe botëror. Do të zhvillohet një botëror me 60 skuadra në dimër, heqin rregullën e golit në transfertë, duke i hapur rrugën shtimit të ndeshjeve që do të shkojnë me shtesë, rrisin numrin e ndeshjeve.

“E gjitha kjo përkeqësohet nga hipokrizia për të vendosur fair play financiar dhe për të bllokuar listat: të paktën të na linin të regjistronim 30 lojtarë, nëse duhet të luajmë kaq shumë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit