“Nuk e di nëse Guardiola është në dijeni të gjithçkaje që ndodhin në klubin e tij”

20 Korrik 2019
21:11
back button

Që prej ditës së hënë Bayern Munich ndodhet në Amerikë për turin parasezonal dhe do të luajë ndaj kundërshtarëve të nivelit të lartë. 

Merkato është një çështje me të cilën po merren drejtuesit e klubit gjerman dhe deklarata e fundit për sa i përket objektivit kryesor Leroy Sane ka ardhur nga Rummenigge. 

Sane ka një kontratë e cila është pranë skadimit me Man City-n dhe së fundmi Guardiola ishte shprehur se nuk ishte në dijeni të ndonjë oferte për sulmuesin anësor. 

“Nuk e di nëse Pep është në dijeni të gjithçkaje që ndodh te klubi i tij, kështu që le të presim,” ka qenë kundërpërgjigja e Rummenigges. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit