“Nuk e di pse më kanë marrë”, prezantimi i Chiellini-t: Kam folur me Pirlo-n, Nesta-n dhe Del Piero-n…

30 Qershor 2022
15:32
Denis Hakanaj
back button

Girgio Chiellini është prezantuar te skuadra e tij e re LAFC. Mbrojtësi ka ndjekur edhe fitoren 3-1 të skuadrës së tij në kampionat. Italiani ka folur për përshtypjet e para dhe për objektivat që ka vënë për këtë skuadër të re në Amerikë.

NDJESITË  – “Jam i emocionuar, është një kapitull i ri i jetës. Jam i bindur se ky është klubi perfekt për mua. Kam parë organizimin që ekziston këtu, dëshirën për të më marrë. Shpresoj që të kujtohem si një djal i mbarë që ka dhënë 100%. Kur kam parë skuadrën kam thënë se ata kanë mbrojtës shumë të mirë pse më morën mua?”, ka thënë italiani duke qeshur.

Më pas në lidhje me kampionatin amerikan: “Kam filluar ta ndjek MLS disa vite më parë, e dhe pse sa herë që kisha mundësi vija në Amerikë në verë.

“Dhe kam filluar të mendoj që ta mbyllja karrierën time në Amerikë. Kam parë se  kampionati është përmirësuar dhe për sa më takonnuk dua të ndryshoj skuadër, dua të shtoj vetëm diçka, pak eksperiencë”.

KËSHILLA – “Nëse kam folur me ndonjë italian që ka luajtur këtu? Kam folur me Andrea Pirlo-n dhe Sandro Nesta-n, dhe më kanë folur shumë mirë për këtë kampionat.

“Sigurisht ka disa diferenca në mënyrën e lojës dhe në mënyrën e jetesës. Por jam i hapur të marr të rejat nga ky klub dhe ky kampionat. Kam folur edhe me Del Piero-n në lidhje me jetën në Los  Angeles”.

AMBICIE – “Kam lexuar se sulmuesit janë ata që shesin biletat, mbrojtësit të ndihmojnë të fitosh kampionatet. Ky është objektivi dhe sfida ime”.

Dhe akoma: “Kemi shumë lojtarë të mirë në të gjitha pozicionet, shpresoj që të jap një dorë dhe t’i ndihmoj këta djem të përmirësohen. Por gjëja më e rëndësishme është organizimi i klubi që qëndron mbrapa skuadrës.

“E kam mësuar në Itali tek Juventus-i, sepse ndoshta një lojtar ose një trajner të ndihmon të fitosh një ose dy vite, por në bazën e çdo suksesi është klubi dhe këtu kam gjetur një organizim shumë të mirë”.

LAFC – “Kjo skuadër është perfekte për mua, siç thashë për organizimin, por edhe për ekipin që ka. Ka lojtarë që mund të më ndihmojnë dhe njëkohësisht unë mund t’u jap diçka atyre”.

“Është një përzierje e bukur eksperience dhe entuziazmi. Skuadra është fantastike, nuk duhet të ndryshoj asgjë ose të sjell diçka speciale”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit