Polemika në shtëpinë e Bayern-it.
Duket se puna e Tuchel nuk po i bind drejtuesit e klubit dhe as disa lojtarë, mes të cilëve është Matthijs deLigt.
Mbrojtësi ka folur në konferencë për shtyp duke iu përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me trajnerin.
Holandezi është ankuar për mungesë besimi ndaj tij nga ana e Tuchel, i cili nuk po e merr në konsideratë.
“Pse nuk luaj titullar? Shikoni, nuk e kam idenë, duhet të pyesni trajnerin”, ka thënë mbrojtësi i Bayern Munich.
“Po bëj gjithçka që më kërkon ati dhe po luaj kur do ai edhe për vetëm 10 minuta. Nuk e kuptoj, por nuk duhet të më japë shpjegime.
“E vetmja gjë që mund të bëj unë është të punoj dhe të përmirësohem në fushë. Pjesa tjetër është detyrë e trajnerit dhe është ai që merr vendimet”.