“Nuk e di se kur, por Conte do të kthehet tek Inter-i”

10 Qershor 2021
20:02
Denis Hakanaj
back button

Antonio Conte është larguar nga Inter-i pas fitores së titullit dhe në vendin e tij është marrë Simone Inzaghi.

Megjithatë, largimi i Conte-s mund të ketë qenë një mirupafshim dhe jo një lamtumirë.

Ky është mendimi i gazetarit të Corriere della Sera, Tommaso Labate, i cili ka shkruar në Twitter:

“Intervista e Conte-s për Gazzetta dello Sport ka qenë shumë e bukur. Duke e lexuar kam kuptuar shumë gjëra. Nuk e di se kur, por Conte do të kthehet tek Inter-i”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit