Nuk e llogarit më Strakoshën, Lazio kërkon portierin që tërboi Sarrin

27 Nëntor 2021
13:49
Alfred Lleshi
back button

Lazio është në kërkim të portierit për sezonin e ardhshëm. Strakosha, i cili luan vetëm në kupë, është drejt fundit të kontratës dhe rinovimi duket i largët. Reina, i cili po shkon 40 vjeç, do të qëndrojë edhe një sezon nëse kualifikohet në “Europa League”. Me siguri, në rolin e portierit të dytë. Igli Tare është në kërkim të një mbrojtësi të ri ekstrem dhe emri i Kepa së Chelsea tashmë ka dalë në skenë.

Sarri e ka trajnuar tashmë në të shkuarën (u bë e famshme skena ku portieri refuzon të dalë në finalen e ‘Carabao Cup’ më 2019) dhe do ta “përqafonte” sërish. Sipas “The Sun”, blutë do të ishin gjithashtu të gatshëm ta huazonin spanjollin në janar.

Kepa ka bërë vetëm 4 paraqitje deri më tani. Meqenëse po shkëlqen Mendy, ai është lënë jashtë. Chelsea, sipas zërave që vijnë nga Anglia, do të ishte gati ta huazonte atë pavarësisht angazhimit të Mendy në Kupën e Kombeve Afrikane me Senegalin që nga janari. Kepa tani është jashtë “fushës së shahut” të Tuchel, Lazio mendon për të. Ndoshta që në janar diçka mund të lëvizë në këtë drejtim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit