“Nuk e meritonim”, Xavi i kthehet ndeshjes me Inter-in: Ky ishte gabimi që bëmë

21 Dhjetor 2022
21:30
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Barcelona-s, Xavi, është kthyer të flasë për eliminimin e klubit katalanas nga Champions League. “Është për të ardhur keq që jemi eliminuar në fazën me grupe, por duhet të kemi besim dhe të vazhdojmë të luftojmë”, ka thënë ai.

“Skuadra që kemi na lejon të luftojmë për kampionatin, ky është objektivi i sezonit. Mendoj se jemi të aftë, jam optimist. Mendoj se duhet të jemi autokritikë.

“Champions League na ka kushtëzuar, kishim një rast për të shënuar gol dhe për të fituar ndeshjen, por nuk ia kemi dalë. Do të thoja se në Champions ka munguar pjekuria dhe efikasiteti në momentin e duhur.

“Në Mynih kemi luajtur më mirë se Bayern-i në pjesën e parë, por më pas na kanë mundur. Në shtëpi me Inter-in kemi pasur momente të rëndësishme dhe raste.

“Edhe në minutat e fundit në Milano mund të kishim barazuar ose fituar. Ky ka qenë gabimi ynë, pasojë e një mungese të pjekurisë dhe efikasitetit”, ka thënë Xavi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit