“Nuk e meritonte trofeun MVP, ia dhanë mediat”

23 Gusht 2019
13:05
Telesport
back button

Basketbollisti James Harden, ylli i skuadrës së Houston Rockets, ka thumbuar mediat amerikane, sipas së cilit luajtën një rol të rëndësishëm në dhënies së çmimit MVP lojtarit Giannis Antetokounmpo (Milwaukee Bucks). “Mjekra” shprehet se ai apo lojtarë të tjerë kishin rendiment më të mirë se greku sezonin e kaluar.

Unë bëra një sezon të rregullt të jashtëzakonshëm. Kaq kam unë në dorë, pjesa tjetër nuk varet nga unë. Mendoj se mediat krijuan një atmosferë të mirë rreth Giannis që në fillim të sezonit dhe e ruajtën atë deri në fund. Nuk dua të zbres në detaje, por detyra ime është të luaj gjithnjë në nivele të larta”, tha James Harden.

Lojtari i Houston e mbylli sezonin e kaluar me një mesatare prej 36.1 pikësh, 6.6 rebound, 7.5 asist dhe 2 rikuperime për ndeshje. Shifra vërtet të frikshme, por që s’mjaftuan që ai të shpallet sërish MVP i sezonit të rregullt. Ndërsa Giannis kishte një mesatare prej 27.7 pikësh, 12.5 rebound, 5.9 asist dhe 1.3 rikuperime për ndeshje

Lajme të tjera

Lajmet e fundit