“Nuk e prisja, Griezmann më ka zhgënjyer!”

15 Maj 2019
18:48
back button

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo ishte shumë i sigurtë në muajt e fundit, duke konfirmuar në mënyrë të përsëritur se Antoine Griezmann nuk do të zhvendosej nga kryeqyteti spanjoll.

Faktet treguan të kundërtën. Sikurse njoftoi vetë sulmuesi francez të martën, në fund të sezonit ai do të largohet nga Atletico Madrid pas 5 sezonesh plot suksese të mëdha. 

Një lajm që nuk është pritur aspak mirë nga numri 1 i Colchoneros, që nuk ka përmbajtur zhgënjimin e tij ndaj vendimit të Griezmann, teksa u shpreh për “Fox Sport”.

“Nuk e prisja. Më duhet të pranoj se jam i zhgënjyer, sepse jam i sigurtë që tek Atletico do të kishte një të ardhme shumë të shkëlqyer mes titujve të fituar dhe kampionateve elitare”, reagoi Cerezo.

“Çdo person arsyeton sipas mendjes së tij dhe ai mendoj që të largohet. Respektojmë vendimin e tij. Jeta është e tillë, nuk mund të bësh asgjë për disa gjëra. I urojmë fat. Ku do të shkojë? Nuk kam asnjë ide, por do të jetë i suksesshëm kudo”, deklaroi presidenti i Atletico Madrid.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit