“Nuk e prisja këtë”, Havertz: Futbolli ecën shumë shpejt

24 Shtator 2022
14:47
Denis Hakanaj

Fillimi i sezonit nuk ka qenë shumë i mirë për Chelsea-n dhe ka shtyrë drejtuesit e Bluve të marrin vendimin shumë befasues për të shkarkuar Thomas Tuchel.

Një zgjedhje që ka lënë shumë pjesëtarë të klubit të hutuar, përfshirë Kai Havertz. Heroi i finales së Champions League 2020-21 foli për Kicker duke shpjeguar ndjenjat e tij për lamtumirën e trajnerit dhe ardhjen e Potter.

“Fillimi ynë i sezonit nuk është edhe aq i ngatërruar sepse jemi të gjashtët në renditje, veçanërisht duke marrë parasysh që kemi shumë blerje të reja që së pari duhet të përshtaten. Futbolli është i shpejtë, shumë gjëra mund të ndodhin në çdo kohë”, tha Havertz.

“Edhe unë u befasova nga shkarkimi i Tuchel, veçanërisht duke pasur parasysh se si kemi luajtur në një vit e gjysmë të fundit dhe gjithçka që kemi fituar.

“Ardhja e trajnerit të ri? Potter bëri një përshtypje shumë të mirë gjithsesi, ne kemi një ekip të madh dhe mendoj se po kënaqemi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit