“Nuk është akoma gati”, Ballack për Bellingham: Ja çfarë do t’i ndodhë te Real-i

2 Qershor 2023
14:51
Denis Hakanaj
back button

Vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes transferimi i supozuar i Jude Bellingham te Real Madrid. Mesfushori i talentuar anglez është prej muajsh në radarët e madrilenëve dhe këtë verë duke se do të bëjë hapin vendimtar.

Një operacion rekord, me Real-in që është gati t’i paguajë 110 milionë euro Borussia Dortmund-it. Megjithatë, jo të gjithë janë dakord me këtë transferim.

Për këtë temë ka folur një ish-legjendë e futbollit gjerman, i cili ka luajtur në shumë skuadra të rëndësishme në karrierën e tij. Po flasim për Michael Ballack:

“Është i ri dhe duhet të qëndrojë në Bundesliga edhe për një vit tjetër. Është më i miri dhe i jep një shikueshmëri të madhe kampionatit gjerman”, ka thënë ish-kampioni për Bild.

Por nuk është e gjitha. Ballack ka preferuar t’i drejtohet Bellingham-it në vetë të parë dhe i ka dhënë atij një këshille për të ardhmen. Madje, më saktësisht, ish-ylli ka paralajmëruar anglezin:

“Jude nuk është akoma i pjekur, duket një këlysh. Te Borussia Dortmund mund t’i lejosh vetes të gabosh edhe 3/4 herë, te Real Madrid jo. Aty kritkohesh në gabimin e parë që bën dhe… a do të arrijë ta përballojë këtë presion?”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit