“Nuk është aspak i kënaqur”, problem i ri për Allegri-n

27 Janar 2022
18:22
Denis Hakanaj
back button

Ka shumë entuziazëm tek Juventus për Dusan Vlahovic.

Megjithatë, entuziazmi i bardhezinjve mund të frenohet shumë shpejt për shkak të zërave që qarkullojnë për disa yje të ekipit kontrata e të cilëve është drejt skadencës.

Mes këtyre janë Paulo Dybala, Federico Bernardeschi dhe Juan Cuarado. Nëse për dy të parët pritet të zhvillohen bisedime në javët e ardhshme, situata duket më e komplikuar për kolumbianin.

“Juventus i ka ofruar Cuadrado-s një vit kontratë me opsion për të dytin, që do të bëhej automatik në rast se ai luan 50% të ndeshjeve”, ka thënë Luca Momblano në Top Calcio 24.

“Lojtari uk është aspak i kënaqur nga ky propozim, sepse mendon se ka akoma 3 ose 4 vite karrierë dhe nuk do të jetë përsëri afër skadencës së kontratës pas 9 muajsh, sepse llogarinë e 50% të ndeshjeve e bën vetëm në fund, nëse nuk i ke luajtur të gjitha deri në shkurt”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit