Nuk është Cristiano Ronaldo, këmbët e brazilianit tërbojnë rrjetin!

6 Mars 2019
20:25
back button

Kampioni i bodybuilding, braziliani Rafael Brandao po çmend rrjetin. Video që profesionisti 25-vjeçar publikoi në rrjetet sociale janë shndërruar menjëherë në virale, duke marrë me qindra mijëra pëlqime.

Ndonëse profesionisti në federatën IFBB Pro është në tërësi një model unik i muskulaturës dhe prerjeve fantastike të trupit, suksesi i tij qëndron veçanërisht te muskujt e këmbës dhe fibrat që aty shfaqen në mënyrën më të plotë.

Tashmë, pas videove të publikuara nga Rafael Brandao, me siguri është xhelozuar edhe vetë mbreti i rrjeteve sociale sa i përket figurave sportive botërore, Cristiano Ronaldo, që nuk shpërdoron asnjë rast për të nxjerrë në pah muskujt, veçanërisht ato abdominale dhe të kuadricepsit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit