“Nuk është e lehtë pa Lewa-n”, Ragninck: Ja çfarë duhet të bëjë Nagelsmann

22 Shtator 2022
17:09
Denis Hakanaj
back button

Ralf Rangnick, trajneri aktual i Austrisë, foli për Sport Bild për problemet e Bayern Munich, duke u shprehur i sigurt se Julian Nagelsmann do të jetë në gjendje ta ngrejë skuadrën:

“Ai ka treguar vitin e kaluar dhe në fillim të sezonit aktual se mund të drejtojë ekipin dhe të tregojë një futboll të shkëlqyer.

“Pas largimit të Lewandowskit duhet pak kohë. Ata kanë krijuar kaq shumë shanse për të fituar të katër ndeshjet e tyre të fundit”.

– A mund të përballojë Nagelsmann situata të vështira?

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë te Leipzig, por Julian është një person që punon me shumë përpikëri dhe i kushton shumë vëmendje detajeve.

“Ai do ta bëjë edhe më shumë tani. Është një situatë krejtësisht e re për të, ai ka një presion tjetër në Mynih dhe prandaj është e nevojshme të komunikojë më shumë.

“Detyra e trajnerit është të përpiqet të zhvillojë një lidhje personale me secilin lojtar. Jam i sigurt se ai do të jetë në gjendje të fitojë dy trofetë kombëtarë dhe të jetë protagonist në Champions League”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit