Super ylli brazilian Neymar mbeti i shtangur përpara ndeshjes së skuadrës së tij Al-Hilal në Champions League e Azisë kundër skuadrës iraniane Nassaji Mazandaran.
Ish-sulmuesi i Barcelona-s nuk mund ta besonte gjendjen e terrenit të improvizuar në të cilin do të zhvillohet ndeshja në stadiumin Azadi në Teheran.
Ndeshja mes Al-Hilal dhe Nassaji Mazandaran do të jetë e dyta që do të zhvillohet në stadiumin Azadi në edicionin e këtij sezoni të kompeticionit.
Gjigantët iranianë Persepolis tashmë janë përballur (dhe kanë humbur) ndaj Al-Nassr të Cristiano Ronaldos në ditën e parë të kompeticionit.
Neymar sapo ka filluar të përshtatet në klubin e tij të ri, pasi u transferua këtë verë dhe do të luajë në ndeshjen kundër Nassaji Mazandaran. Sulmuesi ka reaguar ndaj pamjeve të barit të hedhur në fushë.
“Kjo nuk është e mundur”, shkroi sulmuesi në X (ish-Twitter).
Neymar viziton Iranin për herë të parë në karrierën e tij dhe tani duhet të përballet me një fushë të dobët, e cila mund të rrezikojë lojtarët.
🚨🚨🚨
Le stade Azadi qui va accueillir la rencontre entre Nassaji et Al Hilal mardi prochain !!!!
CATASTROPHIQUE 😳
pic.twitter.com/i2nJYWgRwD— SPL 🇸🇦 (@ActuSPL) October 1, 2023