“Nuk është fenomen, ju tregoj sepse!”, kampioni i botës shkatërron Coutinhon!

21 Gusht 2019
20:24
back button

Transferimi i Philipe Coutinhos te Bayern Munich është parë si një ndër operacionet më bombastike në futbollin gjerman këto vitet e fundit, por jo të gjithë janë dakord për investimin që kampionët kanë bërë, si për sa i përket rrogës, ashtu edhe formula për ta blerë për thuajse 120 mln euro pas një viti…

Berti Vogts, ish-trajneri i Gjermanisë dhe ish-mbrojtës i kombëtares, me të cilën ka fituar Botërorin në vitin 1974, nuk e mendon kështu.

“Dua t’iu bëj një pyëtje: sipas jush, si ka mundësi që një futbollist largohet nga një nga klubet më të rëndësishme në botë, si Barcelona, në moshën 27 vjeç? Ju përgjigjem unë: sepse hoqi dorë të tregonte veten aty. Nuk është fenomen, por një futbollist që në Katalonja bënte rezervën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit