“Nuk është hera e parë që ndodh”, Klopp zbulon arsyen e sherrit me Arteta: Ja pse u zemërova (Video)

21 Nëntor 2021
12:16
Denis Hakanaj
back button

Spektakël në Premier League, në fushë dhe në… stol.

Gjatë përballjes mes Liverpool dhe Arsenal ka patur një përplasje të ndezur mes Jurgen Klopp dhe Mikel Arteta.

Gjithçka ka nisur nga një faull i Mane ndaj Tomiyasu. Trajneri i Topçinjve ka protestuar në mënyrë të ekzagjeruar duke kërkuar që ylli i Liverpool të ndëhskohej dhe në atë moment ka ndërhyrë Klopp.

Vetë trajneri i Të Kuqve ka shpjeguar për talkSPORT:

“Sinqerisht, jam zemëruar sepse Arteta dhe stafi i tij donin kartonin e verdhë për Mane për një goditje të mundshme me bërryl”, ka thënë Klopp.

“Por nuk ka patur kontakt në atë përplasje. Pothuajse nuk janë prekur. Nuk doja që të kapeshin me Sadio sepse nuk është hera e parë që ndodh. Ka ndodhur edhe vitin e kaluar kundër Real Madrid dhe nuk ka mundur të bëjë dot asgjë në atë rast sepse arbitri ishte aty dhe i ka thënë se do ta largonte në faullin e radhës.

“E njëjta gjë ka ndodhur me Atletico Madrid këtu. Ata kanë provuar të nxirrnin me të kuq një lojtar tonin dhe ne kemi qenë të detyruar ta zëvendësonim pas pjesës së parë. Me Arteta ka ndodhur e njëjta gjë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit