Nuk është Liverpool, “Bild” zbulon të ardhmen e Milot Rashicës

12 Maj 2020
12:56
Alfred Lleshi
back button

Prestigjiozja gjermane “Bild” shkruan sot se sulmuesi shqiptar i Werderit, Milot Rashica, 23 vjeç, po lidhet gjithnjë e më shumë me një transferim te RB Leipzig. Pra, për yllin e kombëtares së Kosovës, duket se e ardhmja do të mbetet Bundesliga, jo Liverpool apo ndonjë klub tjetër, i përfolur këto ditë. “Tani është e sigurt se “raketa” e Kosovës (me kontratën aktuale në fuqi deri në vitin 2022) do të largohet nga Bremen, pas këtij sezoni, dhe Leipzig është në “pole position”. Kjo gjë konfirmohet edhe nga drejtori sportiv, Markus Krösche”, – shkruan “Bild”.

Mësohet se Leipzig është i gatshëm të paguajë një tarifë bazë prej 20 milionë euro. Krösche shtoi: “Miloti është mjaft interesant, por ka shumë lojtarë të tjerë më interesantë. Në thelb, natyrisht, po mendojmë edhe për skuadrën e së ardhmes. Merkatoja mbetet akoma shumë larg, përqendrimi ynë është te rifillimi i kampionatit, te ndeshja e së shtunës. Më vonë do të shihni se cilat kushte do të mbizotërojnë dhe çfarë mundësish do të kemi. Në fund të kampionatit do të merreni më saktësisht me merkaton”.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit