“Nuk është mirë”, e fejuara e Pique në vështirësi: Po i ndodh një gjë e shëmtuar

30 Tetor 2022
12:15
Denis Hakanaj
back button

Sipas mediave ndërkombëtare, Chiara Chia Marti, e fejuara e re e Gerard Pique, duket se po kalon një moment shumë të vështirë për mirëqenien e saj psikofizike.

Vajza është mbuluar nga kritikat për shkak të marrëdhënies me ish-partnerin e Shakira-s. Në fakt, mbrojtësi i Barcelona-s dhe partnerja e tij e re nuk fshihen më.

Çifti është parë dhe fotografuar duke u puthur. Megjithatë, fansat e Shakira-s, aspak të kënaqur nga kjo gjë, e kanë sulmuar me kritika dhe fyerje në rrjetet sociale të dashurën e re të Pique.

Burime afër ambientit të Barcelona-s kanë siguruar se Chia Marti nuk shkon më as në punë te Kosmos, kompania e Pique, sepse nuk do të dalë në rrugë dhe të përballet me kritikat.

“Më thonë se nuk shkon më as në punë, por punon nga shtëpia. Një gjë e shëmtuar në nivel personal dhe emocional. Nuk është aspak mirë. Situata, albumi i Shakira-s… gjithçka!”, ka thënë Jordi Martin, fotograf i njohur spanjoll.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit