“Nuk është një Botëror i vërtetë”, Cantona bojkoton Katar 2022: Ja pse nuk do ta ndjek…

12 Janar 2022
16:08
Denis Hakanaj

Ka nga ata që duan të organizojnë një Botëror çdo dy vite dhe  ata që nuk dëshirojnë të shikojë as edhe një. Ose të paktën atë që do të zhvillohet mes nëntorit dhe dhjetorit në Katar.

Po flasim për Eric Cantona, legjendë e futnollit, i cili ka dhënë mendimin e tij për Kupën e Botës që do të luahet në fundin e këtij viti.

“Nuk jam shumë i interesuar për Botërorin e ardhshëm në Katar. Nuk do të jetë një Botëror i vërtetë”, ka thënë francezi për Daily Mail.

“Në vitet e fundit ka patur shumë evente si Lojërat Olimpike ose Botërori që janë organizuar në vende të pazakonta, si në Rusi ose Kinë. Por Katar nuk ka lidhje me futbollin.

“Nuk jam kundër idesë që të organizohet Botërori në një vend ku ekziston mundësia për të promovuar dhe rritur futbollin, siç ka ndodhur në Afrikën e Jugut ose Amerikë në vitet Nëntëdhjetë. Futbolli është sporti i femrave më popullor në SHBA, ka një potencial shumë të madh.

“Por ky potencial nuk ekziston në Katar. Nuk ka asgjë. Besoj se është vetëm një çështje parash. Nëse duam të flasim edhe për mënyrës si i kanë trajtuar personat që kanë ndërtuar stadiumet, është e tmerrshme. Mijëra persona kanë vedkur. Por ne do të jemi gjithsesi të gëzuar që do të kemi një Botëror. Unë nuk do t’i shoh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit