Nuk është Real Madridi, e zbulon “Le Parisien”: Mbappe tundohet nga ky klub

21 Tetor 2020
10:53
Alfred Lleshi
back button

Superylli i PSG, Kylian Mbappe, duket se  tundohet nga perspektiva e një transferimi te Liverpool. Të paktën kështu shkruan sot “Le Parisien”, një gazeta shumë pranë klubit të kryeqytetit francez. Kampioni i botës më 2018 me “gjelat” është një admirues i madh i stilit të lojës së Jurgen Klopp dhe “Reds”, ndaj mund të jetë i hapur për një kalim në “Anfield”, verën e ardhshme.

Real Madridi, gjithashtu, ka qenë i lidhur shumë me Mbappe, i cili ka akoma dy vite kontratë në marrëveshjen aktuale me PSG. Futbollisti i talentuar transaplin e ka njoftuar klubin parizien se nuk do të rinovojë, duke lënë të kuptohet objektivin për të ndërruar mjedis.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit