“Nuk është surprizë që Icardi shkoi te PSG, shtëpia natyrale e lojtarëve të padisiplinuar”

11 Shtator 2019
21:11
back button

Paolo Di Cania ka sulmuar Mauro Icardi-n duke e quajtur një sulmues të paaftë dhe duke quajtur PSG shtëpinë natyrale për lojtarë si ai.

Ish-ylli i Lazio-s dhe West Ham nuk është një tifoz i sulmuesit në pronësi të Interit dhe e ka bërë të qartë edhe njëherë për gazetën Il Mattino.

“Po Carlo Ancelotti pse donte dikë si Icardi te Napoli? Dikush që nuk është në gjendje t’u kërkojë falje shokëve të ekipit për fjalët e gruas-agjente?

Maurito është një sulmues që shënon vetëm nga kroset e fundores. Për të tjerat, ai nuk është i aftë dhe shumë larg një sulmuesi modern.

Nuk jam i befasuar që ai iu bashkua Parisit, shtëpia natyrale e lojtarëve të padisiplinuar.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit