“Nuk fitoj dot për sa kohë nuk ndryshoj hierarkinë te Ferrari”

6 Maj 2019
18:13
Telesport
back button

Charles Leclerc ka deklaruar sot se do të bëjë maksimumin për të ndryshuar situatën te Ferrari, me makinën italiane ende në kërkim të fitores së parë sezonale në botërorin e Formula 1. Jo vetëm kaq, por piloti i ri synon të ndryshojë edhe hierarkitë te “kokëkuqja”.

Fillimisht duhet të tregoj në pistë se sa vlej. Vetëm pasi ta kem bërë këtë gjë mund të ndryshojë situata. Ndonjëherë është e vështirë të pranosh urdhërat që vijnë nga bosket, por unë i kuptoj ata që marrin vendimet”, tha Leclerc, që duket se ka ulur kokën për sa i përket hierariksë.

Kam shok skuadre një pilot që është 4 herë kampion i botës në Formula 1, që është në sezonin e tij të pestë me Ferrarin (Vettel) dhe e kuptoj hierarkinë. Gjithsesi, do të përpiqem të bëj gjithçka për ta ndryshuar atë. Deri atëherë do të bëj gjithçka që më kërkon skuadra”, u shpreh Charles Leclerc.

Në fund, piloti sqaron se çfarë e ka penguar Ferrarin të sigurojë fitoren e parë sezonale: “Në Australi kishim një makinë që nuk ishte bilancuar ashtu si duhet. Në Bahrein këtë gjë nuk e sistemuam ashtu si duhet, ndaj në Kinë ky problem u shfaq sërish. Në momentin që do të sistemojmë gjithçka, atëherë do të jemi ne që do të fitojmë. Në Azerbajxhan bëmë një hap të madh përpara dhe jemi shumë pranë Mercedes”, tha Leclerc.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit