Nuk grumbullohet as në stol, Hysaj kërcënon Liverpool: Nuk mund të vijnë në Napoli…

16 Shtator 2019
20:07
back button

Liverpool nuk mund të “vijë në Napoli për të luajtur në heshtje!”. Ata “e dinë se do të hasin vështirësi!”. Eshtë ky mendimi i Elseid Hysajt, mbrojtësit të Napolit, por që nuk do të jetë në listën e lojtarëve të grumbulluar, shkak dëmtimi me Shqipërinë.

Kapiteni kuqezi, në një intervistë për AFP, u shpreh: “Mendoj se Napoli është si gjithë ekipet e mëdha dhe nuk ka asgjë më pak! Vjet mundëm kampionët e Europës, pra Liverpool, ndaj nuk janë më të mirë. Sigurisht, e merituan trofeun, por ne nuk kemi frikë.  Duhet dhënë 100% dhe e dimë, por mund të konkurrojmë. Loja jonë është pozitive”.

“Nuk mund të vijnë në “San Paolo” dhe të luajnë në heshtje! Ata do të kenë vështirësi. Eshtë përgjegjësi e madhe të luash ndaj Salag, Firmino, Mane, Van Dijk…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit