“Nuk i besohej”, trajneri i Polonisë për Lewandowski-n: Më mori në telefon dhe…

12 Nëntor 2022
19:10
Denis Hakanaj
back button

Një nga surprizat më të mëdha të kësaj pjese të parë të sezonit ka qenë pa asnjë dyshim eliminimi i parakohshëm i Barcelona-s nga Champions League.

Katalanasit, në fakt, pavarësisht merkatos së çmendur të bërë gjatë verës kanë dalë të tretët në grupin ku bënin pjesë Bayern Munich, Inter dhe Viktoria Plzen.

Një nga transferimet më të bujshme të realizuar nga Joan Laporta ka qenë blerja e Robert Lewandowski-t nga Bayern Munich. Bashkë me lëvizjet e tjera të bëra në merkato, Barça e Xavi-t shihej si favoritr për të triumfuar në Champions, por nuk ka qenë kështu.

Një dështim ky që ka shtangur ish-sulmuesin e Bayern Munich dhe këtë e ka zbuluar Czesław Michniewicz, trajneri i Polonisë, gjatë komenteve të bëra për grumbullimet për në Katar.

Trajneri i kombëtares polake ka folur edhe për Robert Lewandowski, duke zbuluar një prapaskenë që ka lidhje pikërisht me periudhën e fundit:

“Kohët e fundit kemi folur dhe është shprehur shumë i zhgënjyer dhe in tronditur që nuk ka arritur të kualifikohet nga grup me Barcelona-n”.

“Më ka telefonuar pas humbjes që Barcelona ka pësuar me Bayern Munich, por kemi folur kryesisht për kombëtaren”, ka thënë trajneri Michniewicz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit