Nuk i lejuan shiritin “OneLove”, Harry Kane proteston ndaj FIFA-s me orën Rolex që kushton 520.000 £

25 Nëntor 2022
9:42
Alfred Lleshi
back button

Këtë javë, kapiteni i Anglisë, ishte i vendosur të mbante shiritin e “OneLove” në krah, përpara ndeshjes së të hënës në stadiumin ndërkombëtar “Khalifa”, në një përpjekje për të treguar solidaritet me komunitetin LGBTQ+.

Por pas kërcënimit me sanksione sportive nga FIFA, një numër vendesh evropiane, përfshirë Anglinë dhe Gjermaninë, vendosën të mos e mbanin shiritin në krah. Në fakt, Federata Angleze e Futbollit u detyrua të bënte kthesë nga FIFA vetëm një orë përpara fitores së thellë 6-2 kundër kundërshtarëve të Grupit B, Iranit.

“Ne ishim të përgatitur të paguanim gjoba, që normalisht do të zbatoheshin për shkeljet e rregulloreve të kompleteve. Kishim një angazhim të fortë për të mbajtur shiritin në krah. Megjithatë, ne nuk mund t’i vendosim lojtarët tanë në situatën ku ata mund të ndëshkohen apo edhe të detyrohen të largohen nga fusha e lojës.

Jemi shumë të frustruar nga vendimi i FIFA-s, i cili besojmë se është i paprecedentë. Ne i shkruam FIFA-s në shtator duke e informuar mbi dëshirën tonë për të mbajtur shiritin ‘One Love’, për të mbështetur në mënyrë aktive përfshirjen në futboll dhe nuk patëm asnjë përgjigje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by INSANE LUXURY (@insaneluxurylife)

Lojtarët dhe trajnerët tanë janë të zhgënjyer, ata janë mbështetës të fortë të gjithëpërfshirjes dhe do të tregojnë mbështetje në mënyra të tjera”, – tha zëdhënësi i “Tre Luanëve”. Duke u thënë kështu, Kane u fotografua me një orë “Rainbow Rolex” në dorë, gjatë përgatitjeve të ndeshjeve të Kupës së Botës, një gjest që mund të interpretohet si protestë simbolike, raporton “Daily Mail”.

“Insane Luxury Life”, një llogari në Instagram me mbi 700.000 ndjekës postoi një foto të sulmuesit të “Spurs” me Rolex në dorë, përpara fillimit të ndeshjes kundër Iranit dhe shkroi: “Kapiteni i Anglisë @harrykane mban një @rolex Daytona ‘Rainboë’ 116595RBOW të rrallë në ar rozë 18k, një nga më të kërkuarat në treg.

Kjo kryevepër është me 36 safirë ylberi të prerë në kornizë, 56 diamante me prerje brilante në kasë dhe 11 safirë me ngjyrë ylber të prerë në bagutë si shënjues i orës. Daytona Rainbow u prodhua për herë të parë në vitin 2012 me 18k ar të bardhë dhe 18k ar të verdhë. Në atë kohë nuk u vlerësua shumë nga tregu. Sot kushton 520.000 £”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit