“Nuk ishte ajo që prisja”, Coutinho dhe ëndrra Barcelona e kthyer në makth

22 Maj 2022
16:38
Denis Hakanaj

Transferimi i Phelippe Coutinho te Barcelona ka qenë një nga më të diskutuarit të të gjithë kohërave. Blerja më e shtrenjtë në historinë e katalanasve ka qenë një dështim në Camp Nou.

Liverpool nuk ka dashur ta shesë në fillimin lojtarin, por është dorëzuar pasi vetë braziliani ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe pas 135 milionë eurove të ofruar nga spanjollët.

“Nuk ishte eksperienca që prisja, por kështu e ka jeta. Të vetmen herë që kam qenë i shqetësuar, ka qenë kur kam patur një dëmtim serioz. Kam qëndruar 9 muaj larg fushave dhe kam bërë tre operacione”, ka thënë Coutinho.

“Ëndrra që në fëmijëri ime ishte të luaja te Barcelona. Megjithatë, tani është e kaluara dhe jam entuziast për të ardhmen time tek Aston Villa”.

Në fillimin e këtij muaji është konfirmuar fundi i aventurës së tij te Barcelona, pasi klubi anglez e ka blerë përfundimisht kartonin e brazilianit për 20 milionë euro.

Coutinho ka shpjeguar edhe rolin kyç që ka patur Gerarrd në zgjedhjen e tij. “Kam ardhur këtu prej tij, ishte ai që më telefonoi dhe kontakti im i parë me klubin. Nuk më është dashur shumë për të vendosur, unë doja të luaja dhe kjo ishte një mundësi e madhe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit