“Nuk ishte idhulli im, por i të gjithëve!” Zidane preket kur përmend Maradona

26 Nëntor 2020
16:22
Telesport
back button

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madrid, gjithashtu kujtoi Diego Armando Maradona dje në mbrëmje gjatë konferencës për shtyp pas fitores 2-0 në Milano ndaj Inter:

“Ky nuk është një lajm i trishtueshëm vetëm për botën e futbollit por për të gjithë.

Unë mendoj se ai ishte një lojtar unik. Idhulli im ishte Enzo Francescoli. Por Diego ishte një lojtar që të gjithë donim ta imitonim.

Të gjithë në botë, të gjithë fëmijët duan të flasin për të preferuarit e tyre. Dhe unë isha me fat sa munda t’i them se ai ishte me të vërtetë një lojtar i shkëlqyeshëm”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit