“Nuk jam i befasuar nga humbjet e Barçës dhe Realit në Champions”

2 Tetor 2021
8:18
Alfred Lleshi
back button

Në fakt, humbi për vete në mesjavë, në “Parce des Princes” 2-0. Pra, duhet të analizojë çfarë nuk shkoi mirë për të tijtë. Megjithatë, në konferencën për shtyp të sotme, Pep Guardiola u pyet nga gazetarët edhe mbi disfatat turpëruese të Barcelonës dhe Real Madridit në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Trajneri katalanas i Manchester City tha se nuk ishte i befasuar: “Nuk jam i befasuar kur shoh rezultatet e Ligës së Kampionëve. Unë kam luajtur në këtë garë prej 12 vitesh dhe jam i vetëdijshëm se sa është rritur niveli. Çdo ndeshje mund të jetë një rrezik, edhe për skuadrat më të mëdha.

Në të kaluarën, kur kuptova se sa e vështirë ishte të fitoje një ndeshje në Champions, njerëzit mund të më kenë nënvlerësuar. Kjo është arsyeja pse, kur kualifikoheni në Ligën e Kampionëve të ardhshme, ju duhet të festoni. Kur fitoni një ndeshje në fazën e grupeve, duhet të festoni. Kur shkoni në 16-she, ju duhet ta festoni si sukses atë dhe t’i jepni meritën që meriton”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit