“Nuk jam naiv”, Van Dijk e pranon: Shumë njerëz e harrojnë këtë

23 Shtator 2022
19:00
Denis Hakanaj
back button

“E di se mund të kisha bërë më mirë në fillim të këtij sezonit. Nuk jam një njeri naiv. E kam shumë të qartë mirë kur bëj gabime”.

Virgil van Dijk nuk kërkon justifikime pas fillimit të komplikuar të sezonitme Liverpool-in dhe pasi mposhti Poloninë 2-0 me Holandën, bën mea culpa, por tregon edhe karakter:

“E di që jam një nga lojtarët më të rëndësishëm në klub dhe padyshim edhe për ekipin kombëtar”,  thënë qendërmbrojtësi i Të Kuqve.

“E ndjej këtë përgjegjësi, mendërisht është një sfidë. Ka një presion  shumë të madh gjatë gjithë kohës. Shumë njerëz e harrojnë këtë, nuk është e lehtë.

“Të gjithë përpiqemi të tregojmë më të mirën tonë dhe nëse, si në rastin tim, je një nga shtyllat e klubit, atëherë merr kritikat që meriton. Duhet t’i përballosh dhe nuk është gjithmonë e lehtë. Por unë e kam bërë mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit