“Nuk je një trajner i madh”, ylli i skuadrës del hapur kundër Sarri-t me një “like”

22 Tetor 2021
12:40
Denis Hakanaj
back button

Luis Alberto nuk ka qenë i kënaqur me qëndrimin e radhës në stol.

Maurizio Sarri ka zgjedhur Milinkovic-Savic dhe Basic për ndeshjen e Europa League kundër Marseille, pikërisht siç ka ndodhur në sfidën e kampionatit kundër Inter-it.

Alberto e ka shprehur pakënaqësinë e tij kundër zgjedhjes së trajnerit pas ndeshjes së zhvilluar në Francë. E ka bërë duke i dhënë një like në rrjetet sociale një mesazhi në Twitter:

“Ti mendo se çfarë budallai ka qenë Inzaghi që i ka aktivizuar bashkë duke fituar për 5 vite. Futbollistët e fortë duhet të luajnë gjithmonë, përndryshe nuk je një trajner i madh”.

Një mesazh që i është drejtuar deklaratave të bëra nga Sarri pas ndeshjes. Trajneri ka thënë se Luis dhe Milinkovic, në këtë moment, nuk janë gati të luajnë bashkë.

Një vendim që nuk pëlqehet aspak nga Luis Alberto.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit