“Nuk jemi një skuadër e fortë”, Sarri: Ja kush e ka në dorë të ardhmen time

23 Prill 2022
19:25
Denis Hakanaj

Maurizio Sarri, trajneri i Lazio-s, ka folur në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së kampionatit që skuadra e tij do të luajë të dielën në mbrëmje kundër Milan-it.

Skuadra: “Na mungon hapi për t’u bërë një skuadër e fortë. Më duket se është një problem dhjetëvjeçar. Vijmë nga një histori në të cilën nuk ishin Inter-i dhe Milan-i, dhe Lazio ka luajtur në Champions vetëm një herë. Po punojmë që ta zgjidhim këtë problem. Nuk është e lehtë.”, ka thënë Sarri.

E ardhmja: “Unë nuk kushtëzohem nga fakti se jemi në pjesën e fundit të sezonit. Kushtëzohem vetëm nga fjalët e presidentit dhe askush tjetër. Nga ai varet e ardhmja ime.

“Në futboll, kontratat nuk duhen për asgjë, mund të kem një dhjetëvjeçare, por largohem nëse nuk ndihem mirë dhe anasjelltas.

Objektivi për fundin e sezonit: “Mungojnë pesë ndeshje nga fundit dhe të gjitha përfaqësojnë një rrezik dhe një mundësi. Është një problem të humbësh pikë tani, por duhet të bëjmë gjithçka është e mundur.

Për kundërshtarin: “Milan-i është i fortë, nuk ka shumë gjëra për të thënë. Pëson pak gola dhe distanca mes nesh dhe atyre ishte shumë e madhe tre muaj më parë, të provojmë ta shkurtojmë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit