“Nuk jetoj në shpellë, më lëndon fakti që nuk luaj!”

7 Tetor 2019
15:38
back button

Christian Pulisic la Dortmundin këtë verë për të kaluar te Chelsea, me amerikanin që pritej të ishte një ndër lojtarët kryesorë të “bluve” këtë sezon.

Diçka e tillë nuk ka ndodhur, madje Pulisic ka luajtur vetëm 287 minuta në Premier League në këto tetë javë të para. Në sfidën e fundit të luajtur fundjavën që lamë pas, 21-vjeçari u aktivizua si zëvendëues në minutën e 80-të.

Pas takimit, Pulisic foli për mediat ku uk u kursye aspak, duke i thënë të gjitha. Anësori amerikan u shpreh se vlera prej 64 milionë eurosh që Chelsea pagoi për të nuk ka asnjë rëndësi. Gjithashtu, ai shtoi se i vjen keq për komentet që sheh në rrjetet sociale dhe deklaroi se nuk jeton në shpellë, por është në dijeni të të gjitha gjërave që ndodhin.

“Shifrat e transferimit tim te Chelsea nuk kanë asnjë rëndësi për mua. Unë mundohem të jap më të mirën time sa herë që jam në fushë. Normalisht që nuk mund t’i injoroj krejtësisht komentet që bëhen në rrjetet sociale. Unë nuk jetoj në shpellë. Po punoj shumë për të dhënë më të mirën. Gjithsesi, opinioni jashtë nuk na shqetëson shumë, si mua po ashtu edhe ekipin, apo njerëzit që kujdesen për mua.

Po punoj shumë fort dhe dua të vazhdoj ta bëj diçka të tillë. Dua që të jem titullar, madje në çdo ndeshje. Dua të jem pjesë e ekipit. Shpresoj që të gjithë ta kuptojnë këtë. Fakti që kam qëndruar në stol nuk do të thotë që unë duhet të dorëzohem, por më shtyn të punoj akoma më shumë që të fitoj vendin tim. Normalisht që më lëndon fakti që nuk kam qenë në lojë, por mundësia ime do të vijë. Jam i sigurt për këtë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit