“Nuk ka asnjë pikë të dobët”, gjigantët e Premier League duan yllin francez

28 Shtator 2021
15:27
Denis Hakanaj
back button

Klubet e mëdha të Premier League po interesohen për sulmuesin e Leipzig, Christopher Nkunku.

Sipas Fussball Transfers, Manchester United, Arsenal dhe Tottenham po e ndjekin nga afër Nkunku në këtë sezon.

23-vjeçari, i blerë për 13 milionë euro nga PSG dy vite më parë, ka realizuar tre gola në humbjen e pësuar nga Leipzig në Champions League kundër Manchester City-t.

Paraqitjet e 22-vjeçarit kanë bërë që United, Arsenal dhe Spurs të përgatisin një ofertë për yllin francez, i cili ka një kontratë deri në 2024-ën.

Trajneri i Leipzig, Jesse Marsch, ka thënë të hënën: “Christo nuk ka asnjë pikë të dobët në fushë. Ai dëgjon me vëmendje çdo gjë që themi dhe mundohet të bëjë më të mirën e mundshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit