Nuk ka divorc, klubi i rinovon edhe një vit kontratën sulmuesit

12 Qershor 2019
18:05
Gentian Spiri

Sulmuesi 32-vjeçar uruguajan Edinson Cavani është pranë rinovimit të kontratës me skuadrën e Paris Saint Germain. Lajmin e konfirmon “RMC Sport”, sipas së cilës PSG ka vendosur t’ia shtyjë edhe me një vit kontratën golashënuesit më të mirë të historisë së këtij klubi (193 gola në 279 ndeshje).

Kontrata aktuale e Cavani skadon pas një viti (verën e 2020-ës) dhe kohët e fundit ishte përfolur se ai do të largohej. Madje Atletico Madrid ishte gati të ofronte 50 milionë euro për sulmuesin, që do të zëvendësonte Antoine Griezmann.

Gjithsesi, duket se gjërat kanë ndryshuar shumë shpejt dhe “Matador” do të qëndrojë në Paris edhe një vit. Klubi ka kontaktuar menaxherin e lojtarit për t’i propozuar kontratën e re, që me shumë gjasa do të pranohet nga 32-vjeçari. Edinson Cavani luan me PSG-në që prej vitit 2013.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit