Nuk ka efekt “Pioli”, Lecce zhyt Milanin në krizë totale! (VIDEO)

20 Tetor 2019
22:46
back button

Duhet të ishte nata e madhe e debutimit të Piolit, por u kthye në makth! Leçe ngrin “San Siro”-n me një gol në fund dhe detyron Milanin të barazojë 2-2 në shtëpi, duke marrë një lumë me vërshëllima nga 50 mijë tifozët e pranishëm. As kura “Pioli” nuk sjell frytet e dëshiruara.

U duk sikur do të ishte një sukses i lehtë, duke qenë se në 45′ e para, kuqezinjtë dominuan me lojë dhe raste, duke gjetur rrjetën me Calhanoglu. Por, në 45′ e dyta Lecce doli në lojën e saj dhe Milani ra fizikisht. Kështu, miqtë gjetën barazimin me  Babacar, që pasi shpërdoroi penalltinë (Donnarumma e neutralizoi) por shënoi po në atë moment kur topi u kthye.

Kuqezinjtë gjetën rrjetën e Piatek, pas super aksionit të Calhanoglu, por në fund, Calderoni, me një goditje spektakolare jashtë zone, gjunjëzoi Milanin dhe heshti “San Siro”-n.

Pioli debuton me barazim, ashtu si Gattuso dikur, me Beneventon, edhe ai në fund…

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit