Nuk ka fund makthi për Juventusin, prokurori do të kërkojë të paktën zbritjen e 20 pikëve për pagat

2 Shkurt 2023
15:36
Alfred Lleshi
back button

Kryeprokurori i FIGC, Chiné, po punon në linjën e re në lidhje me hetimin që përfshin Juventusin, përkatësisht atë që ka të bëjë me manovrat e pagave. “Corriere dello Sport” shkruan se, sipas asaj që filtron nga qarqet pranë Prokurorisë Publike, Chiné është i orientuar të kërkojë, në rastin më të mirë, jo më pak se 20 pikë dënimi për klubin e Juventusit.

Kjo do të ishte një goditje e re, e pabesueshme për klubin bardhezi që tashmë e ka parë llogarinë e tij në renditje të reduktohet me 15 pikë për shkak të dënimit që rrjedh nga rasti i fitimeve kapitale.

“Seanca në Kolegj është caktuar për në fillim të marsit, pra kur prokurori i FIGC duhet ta ketë referuar tashmë Juven (me një procedurë të re) për manovrën e pagave, partneritetet jotransparente dhe marrëdhëniet me agjentët. Nga ajo që filtron, një kërkesë për dënim prej -20 pikësh do të vijë në rastin më të mirë”, – shkruan “Corriere dello Sport”.

Kjo gazetë shton më tej se mbrojtja e Juventusit po përgatitet ta apelojë çështjen e fitimeve kapitale. Para Kolegjit Garantues të Coni, klubi torinez do të ngulmojë për një defekt formal në tentativë anulimi të dënimin që çoi në heqjen e 15 pikëve në kampionat. Sipas Juves, prokurori i FIGC e filloi procedurën kur nuk kishte kohë për ta bërë këtë.

“Shpresat për të përmbysur dënimin qëndrojnë në një ‘ves’. Ose të paktën, ajo që Juventusi beson të jetë aq e rëndësishme sa të zhvlerësojë të gjithë procesin e fitimeve kapitale. Avokatët e Juventusit kanë kontestuar prokurorinë e FIGC, që nga pranvera e kaluar, për fillimin e procedurës jashtë afatit. Dhe kjo konsideratë do të jetë thelbi i apelit për legjitimitetin në Kolegjin e Garancive”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit